Toti: Reali ekip jashtëtokësor, por Roma…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 14:05

Toti: Reali ekip jashtëtokësor, por Roma…

Françesko Toti e di shumë mirë sesi i shënohet Realit të Madridit në “Bernabeu”. Në 30 tetorin e vitit 2002 gjeti golin dhe 16 vite më vonë u tregon rrugën të rinjve sesi t’i vënë në vështirësi kampionët e Europës. “Të luash përballë ekipit kampion të Europës, për më tepër në Madrid, është diçka e bukur dhe e vështirë.

toti-470x264

Ne do të luajmë hapur dhe do t’i sulmojmë që në fillim. Kam bindjen se nuk do të bëjmë figurë të keqe, edhe kur përballë kemi një ekip jashtëtokësorësh. Duhet të luajmë me qetësi dhe me shpirtin e duhur. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi konkurrues dhe të marrim rezultat pozitiv. Ata janë ekipi më i mirë në Europë, por unë e di se sa herë do të përballen me Romën kanë vështirësi për të dhënë më të mirën”, tha drejtori i verdhekuqve një ditë përpara ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"