Toti: Nuk mendoj se do të ketë një tjetër si unë, në këtë merkato do të vleja 200 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 20:28

Toti: Nuk mendoj se do të ketë një tjetër si unë, në këtë merkato do të vleja 200 milionë euro

Kapiteni legjendar i Romës, Francesko Toti, ka folur në një intervistë për “Sky Sports”. Ai është ndalur te diferencat që ka futbolli i tanishëm me atë të periudhës kur Toti filloi karrierën.

toti-470x264

“Sot është e vështirë që një i ri i Romës të bëjë atë që kam bërë unë dhe Danele De Rosi. Është tjetër epokë dhe ajo që bëmë ne nuk përsëritet. Më parë mendohej vetëm për të rinjtë e Italisë, se sa për ata që vinin nga Brazili, Argjentina apo Amerika Jugut. Nuk besoj se do të ketë një tjetër Toti, që të rrijë gjithë karrierën te Roma. Sot vlerë ka biznesi”, deklaroi ish-kapiteni i Romës.

toti

Toti ka folur edhe për merkaton e çmendur të viteve të fundit dhe për shifrat e larta që qarkullojnë.

“Nëse do të varej nga unë do të paguaja çdo shifër për të patur në skuadër më të mirët, sepse për të fituar duhen futbollistë të fortë. Këtë e kam thënë dhe do e them gjithnjë, por nuk jam unë që vendos, është presidenti. Presidenti vendos një buxhet dhe në bazë të tij duhet të jemi të zotë të ndërtojmë një skuadër. Në këtë merkato të çmendur unë do të vleja 200 milionë euro”, shtoi më tej Toti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"