Toti nuk e ka harruar Romën, shpërndan foton e veçantë: Dashuri që nuk mbaron kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 15:40


Toti nuk e ka harruar Romën, shpërndan foton e veçantë: Dashuri që nuk mbaron kurrë

Françesko Toti ia dedikoi të gjithë karrierën e tij futbollistike klubit të Romës, dashuria e madhe për të cilin vazhdon edhe sot pavarësisht se nuk luan më futboll prej 3 vitesh.

toti

43 vjeçari, i cili e mbajti veshur fanellën e klubit kryeqytetas gjatë gjithë karrierës së tij mbi 20 vjeçare duke dëshmuar në këtë mënyrë besnikërinë e madhe ndaj skuadrës së zemrës, provoi dhe të shërbentë si drejtor te verdhekuqtë por kjo eksperiencë zgjati vetëm dy vite.

toti

“27 vite dashuri, pasion, besnikëri dhe mbi të gjitha fat që kisha mundësi të vishja të vetmën fanellë që dashuroja me të vërtetë. Një dashuri që nuk do të mbarojë kurrë,” shkruan ai në mesazhin e tij në Instagram, të cilin e shoqeron me një foto ku shihet në fillimet e karrierës dhe kur i dha lamtumirën Romës.

toti

 

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com