Totenhemi vendos çmimin: Kush dëshiron Eriksen, të paguajë 225 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 16:32

Totenhemi vendos çmimin: Kush dëshiron Eriksen, të paguajë 225 milionë euro

Kristian Eriksen është një nga lojtarët më të përfolur të momentit, pas tregolëshit që shënoi me Danimarkën, në ndeshjen e “play-off”-it, ndaj Irlandës.

kristian eriksen

Danezi tashmë është në listën e ekipeve më të mira të Europës, por klubi anglez ka vendosur zyrtarisht shifrën që kërkon. Presidenti i londinezëve, Daniel Levi, ka konfirmuar vetë shifrën e kërkuar. “Mëse PSG pagoi 222 milionë euro për Nejmarin, atëherë Eriksen kushton 225 milionë” – deklaroi presidenti.

Juventusi dhe Barcelona kanë shfaqur së fundmi interes për shërbimet e Eriksen. Mesfushori është pjesë e Totenhemit që prej 2013-s, dhe kontrata e mban lidhur me klubin anglez deri në vitin 2020.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"