Totenhemi si Volfsburgu, anglezët ndryshojnë axhendën për ndeshjen me Shkëndijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 18:15

Totenhemi si Volfsburgu, anglezët ndryshojnë axhendën për ndeshjen me Shkëndijën

Klubi i Totenhemit ka vendosur të mbërrijë në Shkup vetëm për të zhvilluar përballjen e raundit të tretë të Ligës së Europës kundër Shkëndijes në 24 shtator.
harry-kane-assists-son-southampton-tottenham-spurs-playmaker-scaled-e1600623201183-1024x682
Klubi tetovar bëri me dije në një komunikatë për shtyp se drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të mos organizojnë as konferencë për shtyp dhe as seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Teodor Proeski” në Shkup.

Pandemia e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut ka detyruar Totenhemin të ndryshojë protokollin e takimit me Shkëndijen.
Volfsburg
Kujtojmë se në të njëjtën mënyrë veproi edhe Volfsburgu para takimit me Kukësin në raundin e dytë të Ligës së Europës.

“Nga skuadra angleze kanë njoftuar se në Shkup nuk do të zhvillojnë seancën e paraparë stërvitore para ndeshjes, e si rrjedhojë nuk do të mbajnë as konferencë për shtyp”, shkruhet në njoftimin e Shkëndijës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"