Totenhemi “piketon” trajnerin e ri, ja kush pritet në stolin e londinezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 20:31

Totenhemi “piketon” trajnerin e ri, ja kush pritet në stolin e londinezëve

Totenhemi ka nisur seriozisht manovrat për gjetjen e trajnerit të ri sezonin e ardhshëm. “DailyMail” e bën fakt të kryer se ai do të jetë tekniku i Fejnordit, Arne Slot, i cili sapo ka fituar titullin në Holandë.

0_GettyImages-1252920785

Menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, do të ulet ditën e sotme me klubin anglez për të biseduar dhe për të negociuar më pas me Fejnordin klauzolën prej 5 milionë paundësh, që Slot ka në kontratën e tij me Fejnordin, por që hyn në fuqi verën e ardhshme. Fejnordi kërkon 10 milionë paund për ta lënë të lirë tani, por kjo do të negociohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"