Totenhemi pakt me “Djallin”, Kesi u prish marrëveshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 17:16

Totenhemi pakt me “Djallin”, Kesi u prish marrëveshjen

Antonio Konte kërkon përforcime dhe Totenhemi e ka identifikuar Frenk Kesin si profilin e përsosur për të mbështetur skuadrën e tij.

kesi

Një kërkesë thuajse e detyrueshme, e cila bëri që Fabio Paratiçi të shkelte gazin. Kështu që ish-drejtori i Juventusit ra menjëherë në kontakt me Milanin, në përpjekje për të kuptuar nëse marrëveshja mund të realizohej gjatë merkatos së janarit.

Pas disa ditësh negociata, dy klubet në fakt kanë arritur një marrëveshje për transferimin e menjëhershëm të lojtarit në Angli, por vullneti i afrikanit ka frenuar gjithçka.

Aktualisht i përfshirë në Kupën e Afrikës dhe jo në gjendje të përqendrohet mendërisht në çështjet e tregut, Kesi preferon të presë për një ofertë më të mirë. Çdo diskutim mund të rifillojë në qershor, por mesfushori ka bërë të ditur se deri në atë datë synon të japë më të mirën për Milanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"