Totenhemi nuk humbet kohë, zgjedh trajnerin e ri. Ja kush është 29-vjeçari që do të zëvendësojë Murinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 17:50

Totenhemi nuk humbet kohë, zgjedh trajnerin e ri. Ja kush është 29-vjeçari që do të zëvendësojë Murinjon

Ndërprerja e kontratës me Zhoze Murinjon, i detyroi drejtuesit e Totenhemit të vihen në lëvizje për zëvendësuesin e tij, teksa drejtimin e “spërsave’’ do ta marrë përkohësisht 29 vjeçari, Rajan Mason, i cili aktualisht stërvit ekipin e 23 vjeçarëve të Totenhemit.

premier liga 2

Mason dhe pse në moshë të re, ka luajtur si futbollist për Totenhemin teksa një dëmtim i frikshëm në vitin në vitin 2017 në një duel me mbrojtësin e Çelsit, Gari Kahill, e detyroi 29 vjeçarin të kryente një operacion të vështirë në kokë dhe u tërhoq nga futbolli në vitin 2018.

mason

Përplasja me mbrojtësin e Çelsit ishte shumë e fortë saqë doktorët u detyruan të mesfushorin anglez të hynte në një operim për jetë a vdekje pasi ndërhyrja ishte e komplikuar.

premier liga

Mason cilësohej si një ndër talentet më të mëdha të futbollit anglez, ku kishte arritur të mbante dhe shiritin e kapitenit të Totenhemit në një ndeshje ndaj Fiorentinës për Ligën e Europës në vitin 2016.

premier 4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"