Totenhemi kursen për shkak të stadiumit të ri, asnjë shpenzim në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 18:29

Totenhemi kursen për shkak të stadiumit të ri, asnjë shpenzim në merkato

“Cilat janë pritshmëritë e Totenhemit për sezonin e ardhshëm?” pyet Antonio Konte kur i kujtohet se skuadra e Poçetinos nuk ka shpenzuar ende asnjë euro në këtë merkato. Spërsat, nënkampionët e Anglisë, janë e vetmja skuadër, që nga katër të parat në 5 ligat kryesore të Europës, nuk kanë nxjerrë nga banka qindarkën e parë dhe nuk duket se kanë ndër mend që ta nxjerrin portofolin nga xhepi.

Totenhemi mund Arsenalin

Ndërkohë që, në arkat e klubit milionat që kanë hyrë kanë qenë të shumta, plot 80 milionë euro për shitjen e katër futbollistëve: (51 për Kajl Uokerin, 19 për Bentaleb, 7 për N’Xhie, 3,2 për Facion). Londinezët po ndërtojnë një stadium 830 milionë euro dhe është normale që të kenë nevojë për para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"