Totenhemi komandon lojën në derbi, Çelsi shënon të gjithë golat dhe fiton (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 19:08

Totenhemi komandon lojën në derbi, Çelsi shënon të gjithë golat dhe fiton (VIDEO)

Kampionët e Premier Ligës kanë gjetur fitoren e parë në sezonin e ri duke mposhtur në derbin e Londrës Totenhemin, takim i cili u zhvillua në “Uembli”. Edhe pse skuadra e drejtuar nga Poketino dominoi thuajse gjatë gjithë lojës, e humbi ndeshjen me shifrat 1-2

celsi

Të besuarit e Antonio Kontes kaluan në avantazh në minutën e 24-t falë spanjollit Markos Alonso i cili shënoi një supergol me goditje dënimi dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. Ndërkohë në pjesën e dytë Totenhemi arriti të barazonte në minutën e 82-të falë autogolit të Batshuajit. Megjithatë 6 minuta më vonë ishte sërish Markos Alonso që kaloi Çelsin në epërsi duke i dhënë një trepikësh mjaft të vlefshëm për moralin e goditur pas humbjes në shtëpi në javën e parë përballë Bërnlit.

konte poketino

Pas dy javëve të para, të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga tre pikë në renditje dhe aktualisht Totenhemi mban vendin e 9, ndërsa Çelsi atë të 12.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"