Totenhemi bën detyrën ndaj Fulhemit, Evertoni shënon me një skemë spektakolare (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 18:15

Totenhemi bën detyrën ndaj Fulhemit, Evertoni shënon me një skemë spektakolare (Video)

U luajtën paraditen e sotme 5 takimet e vlefshme për javën e 2 të Premier Ligës. Sfida e orës 13:30 mes Kardif dhe Njukastëll përfundoi në barazim 0-0, ndërsa në 4 sfidat e orës 16:00, dominuan ekipet vendase, me përjashtim të Uest Hemit që u mposht nga Burnemuth 1-2.

totenhem

Totenhemi i Maurisio Poçetinos, bëri detyrën në shtëpi teksa mposhti Fulhemin me rezultatin 3-1. Lukas, Tripier dhe Kejn ishin autorët e golave për “gjelat”, ndërkohë që për miqtë shënoi Mitroviç.

Evertoni mposhti Sauthemptonin me rezultatin 2-1. Vlen për tu përmendur goli i parë i shënuar nga Ullkot në minutën e 15-të, një skemë e përkryer i dha avantazhin bluve të cilët në minutën e 31-të dyfishuan rezultatin me Riçarlison. Miqtë provuan ta rihapnin takimin me Ings, por vetëm kaq.

 

Në sfidën tjetër, Leister mposhti Volvesin me rezultatin 2-0. Në minutën e 66-të Vardi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër në sulm, por kjo gjë nuk ndikoi në rezultat.

REZULTATET:

Kardif – Njukasëll   0-0
Everton – Sauthempton 2-1
Leister – Volves          2-0
Totenham – Fulham    3-1
Uest Ham – Bornemuth 1-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"