Totenhem nis me detyrë lojtarin, Son ka shansin e fundit për t’i shpëtuar…ushtrisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 15:41

Totenhem nis me detyrë lojtarin, Son ka shansin e fundit për t’i shpëtuar…ushtrisë

Heung Min Son do të jetë mungesa e madhe e Totenhemit në tre ndeshjet e para të Premier Ligës. Megjithatë kur mendon se ai do të shpëtojë nga shërbimi ushtarak nëse arrin të fitojë të paktën një medalje në Lojërat Aziatike në Indonezi me skuadrën e tij, këto tre ndeshje nuk janë asgjë.

son heung min

Për shkak se ata nuk arritën të kalonin grupin në Botëror, lojtari së bashku me shokët e skuadrës nën 27 vjec do të duhet të kryejë shërbimin ushtarak, megjithatë tani ai ka një shans për ti shpëtuar dhe duhet ta bëjë në 3 ndeshje që do të zhvillojë në Lojërat Aziatike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"