Totenhem-Liverpul, “prova” për titullin. Të kuqtë kërkojnë rekordin 40-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 13:09

Totenhem-Liverpul, “prova” për titullin. Të kuqtë kërkojnë rekordin 40-vjeçar

Totenhem-Liverpul është sfida që sot do të hapë javën e pestë të Premier Ligës, por në të njëjtën kohë edhe supersfida e ditës. Sot, në orën 13:30, të dyja skuadrat do të zbresin në stadiumin “Wembley”, ku jo vetëm do të kërkojnë tri pikët, por në të njëjtën kohë kjo do të jetë edhe një sfidë, e cila mund të tregojë edhe më qartë nëse këto dy skuadra do të mund të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

Tottenham-Hotspur-v-Liverpool-Premier-League

Nëse Totenhem regjistroi sivjet startin më të mirë nën drejtimin e Mauricio Poçetinos me tri fitore radhazi, disfata 2- 1 me Uotfordin ishte surprizues, ndonëse këta të fundit po konfirmohen një realitet i bukur, duke qenë me pikë të plota. Gjithsesi, stimuj përballë Liverpulit nuk do të mungojnë, ndonëse nga ana tjetër edhe “banda” e Jurgen Klopit do të jetë shumë e uritur. Të kuqtë duken si skuadra e vetme që mund të rrezikojnë realisht fronin e Mançester Sitit, të paktën pas katër ndeshjeve të para, duke qenë se kanë pësuar vetëm një gol në start, dhe ky si rrjedhojë e një çmendurit të portieri Alison ndaj Lestërit. Dhe nëse Liverpuli fiton edhe sot, pa dyshim që për ta mund të jetë një ogur shumë i mirë, duke qenë se herën e fundit që kanë fituar pesë ndeshjet e para të kampionatit radhazi, si në sezonin 1978-1979, kur ata u shpallën kampionë të Anglisë.

1017540_1

KEJN KUNDËR SALAH – Edhe pse duke parë deri tani se lojtarët që kanë spikatur më shumë në radhët e të dyja skuadrave janë Lukas Moura për Totenhemin me 3 gola dhe Sadio Mane me 4 realizime për të kuqtë, duke qenë edhe kryegolashënuesi i Premier Ligës, gjithsesi të gjithë sytë sot do të jetë të drejtuara te Herri Kejn dhe Mohamed Salah, që të dy në kuotën e dy golave. Pa dyshim që këta do të jenë edhe rreziqet kryesore për të dyja ekipet, sepse duke parë që edhe shokët e tyre të repartit po realizojnë me vazhdimësi, në duelin e sotëm priten shumë emocione dhe golat duken të garantuar.

zyr
FORMACIONET ZYRTARE

Duke mbetur te realizimet e të dyja skuadrave, statistikat thonë se në përballjet direkte, Totenhemi dhe Liverpuli kanë arritur që të shënojnë të paktën një gol në katër nga pesë përballje. Madje, në rastin e të kuqve, në pesë ndeshjet e fundit, përfshi edhe kampionatin e kaluar, Liverpuli i ka mbyllur llogaritë me fitoren që në pjesën e parë. Gjithsesi, sot do të jetë një duel tjetër dhe çdo ndeshje është një histori më vete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"