Torsten Fink: Ishim me fat në fund, mund të ndëshkoheshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 8:02

Torsten Fink: Ishim me fat në fund, mund të ndëshkoheshim

Trajneri i Austrisë ka rezerva për lojën e ekipit të tij, por ai e quan fat që nuk pësuan gol nga Kukësi në fund të ndeshjes.

Torsten Fink

Torsten Fink

“Në pjesën e parë ekipi luajti shumë mirë, krijuam disa shanse shënimi, pasi ushtruam presion në zonën e skuadrës kundërshtare.

Nga rastet që patëm, duhet të kishim shënuar më shumë se një gol në 45 minutat e para. Edhe në pjesën e dytë patëm disa mundësi, por pësuam rënie, pasi Kukësi u shfaq me një ritëm tjetër.

Në këtë pjesë na mungoi freskia e të menduarit, pasi edhe kur e kishim topin në zotërim, nuk arrinim që tambanim gjatë.

Gjithsesi, jam i kënaqur nga rezultati, pasi rëndësi ka që nuk pësuam gol dhe në fund fati qe me ne, duke qenë se mund të ndëshkoheshim”, deklaroi trajneri gjerman i skuadrës austriake, Torsten Fink.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"