Torres tregon marrëdhënien me Simeonen: Në kokën e tij, unë nuk isha kurrë sulmuesi i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 16:56

Torres tregon marrëdhënien me Simeonen: Në kokën e tij, unë nuk isha kurrë sulmuesi i parë

Fernando Torres ka folur për marrëdhëniet jo shumë të mira me trajnerin e Atletiko Madridit, Diego Simeone. Sulmuesi u rikthye tek madrilenët pas aventurave tek Milani dhe Çelsi.

TORRES SIMEONE

“Nuk e di nëse ishte diçka personale apo diçka profesionale. E kuptoj vështirësinë e një trajneri. Në kokën e tij, unë nuk isha kurrë sulmuesi i parë. E njoh Simeonen mirë, dhe e di se ai priste shumë nga unë.” Aventura e Torresit tek Atletiko përfundoi në 2018, pasi Simone i’a bëri të ditur se nuk kishte më vend në skuadër.

“Gazetarët e pyetën nëse do më mbante edhe për një sezon, dhe Simeone tha “jo”. Shkova në takim sepse mendova se do më kërkonte falje, por nuk ndodhi ashtu”, ka thënë Torres në dokumentarin e “Amazon” dedikuar pikërisht sulmuesit spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"