Toronto nuk ka “të ngopur” me Napolin, pas Insinjes kërkohet dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 19:47

Toronto nuk ka “të ngopur” me Napolin, pas Insinjes kërkohet dhe…

Sulmuesi belg i Napolit, Dris Mertens, është vënë nën radarët e Torontos. Pas zyrtarizimit të Lorenco Insinjes, klubi kanadez kërkon të afrojë dhe 34-vjeçarin.

mertens

Gjithsesi për të arritur te belgu, Toronto do ta ketë shumë më të vështirë se me Insinjen. Mertens gjithmonë e ka shprehur pëlqimin për Napolin.

Sipas “Correre dello Sport”, belgu ka shprehur dëshirën për të rinovuar, por nuk është e lehtë. Parim kryesor për Napolin është të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Rinovimi me Mertens do t’i kushtojë belgut një përgjysmim të pagës aktuale. Por gjithçka do të vendoset vetëm në fundin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"