Torino nuk e ka në plane, media italiane zbulon të ardhmen e Ajetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 21:29

Torino nuk e ka në plane, media italiane zbulon të ardhmen e Ajetit

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, mund jetë pjesë e Krotones edhe në Serinë A. Mediat italiane raportojnë se skuadra është me bisedime me Torinon, e cila disponon kartonin e Ajetit.

ajeti

Mbrojtësi 24-vjeçar ishte pjesë e Krotones sezonin e kaluar ku u aktivizua 21 ndeshje titullar. Pavarësisht se nuk arriti të siguronte dot mbijetesën, klubi italian kërkon të ketë shërbimet e shqiptarit edhe në Serinë B.

ajeti

Lajmi është bërë publik nga “gianlucadimarzio.com”, duke e cilësuar si të mundshëm rikthimin e Ajetit te Krotone. Torino nuk e ka në plane mbrojtësin, ndaj ai duhet të gjejë një skuadër të re. Me shumë gjasa në sezonin e ardhshme do të aktivizohet te Krotone në Serinë B, e cila do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"