Torino i prish kontratën, Ajeti mbetet pa skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 12:07

Torino i prish kontratën, Ajeti mbetet pa skuadër

Klubi italian i Torinos ka ndërprerë kontratën me mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti. Lajmi bëhet publik nga “toronews.net”, që konfirmoi se lojtari kuqezi do të jetë i lirë. Ajeti kishte kontratë me torinezët, deri në vitin 2019, por ai nuk ishte në planet e drejtuesve, ndaj ata kanë vendosur ta lenë të lirë.

Arlind Ajeti

Mbrojtësi shqiptar luajti vetëm 4 ndeshje me Torinon në sezonin 2016-2017 ku shënoi edhe 1 gol. Në sezonin e kaluar 24-vjeçari u huazua te Krotone, e cila nuk mundi të qëndronte në Serinë A.

Ajeti vs Empoli 2

Tashë Ajetit i duhet të gjejë skuadrën e re, ku mund të vazhdojë karrierën. Me shumë gjasa ai do të rikthehet në Zvicër. Për të shfaqi interes Krotone, Legia e Varshavës dhe Peruxhia, por tratativat dështuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"