Torino i bën dalje, Arlind Ajeti mbetet pa skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 18:20

Torino i bën dalje, Arlind Ajeti mbetet pa skuadër

Ajo, që është përfolur nga mediat, është bërë zyrtare edhe nga klubi. Torino nuk ka vend për Arlind Ajetin. Mbrojtësi i Kombëtares, i cili luajti i huazuar te Krotone gjatë këtij sezoni, ka përfunduar kontratën dhe skuadra e rënë nga kategoria nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes së kartonit.

Ajeti - Belotti

Në këto kushte, Ajeti mbetet një futbollist i torinezëve. Mediat pranë klubit kanë bërë me dije se Torino ka marrë vendim që të mos e rikthejë në skuadër qendërmbrojtësin shqiptar.

Javën e ardhshme pritet që Ajeti dhe menaxheri i tij të takohen me drejtuesit e klubit. Këta të MBROJTËSI fundit janë në pritje të ofertave dhe të zgjidhjes së të ardhmes për shqiptarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"