Torasa: Ndihmoj ekipin edhe për mbrojtjen, titulli është larg, por objektiv për momentin kemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 16:27

Torasa: Ndihmoj ekipin edhe për mbrojtjen, titulli është larg, por objektiv për momentin kemi…

Lojtari i ndeshjes mes Flamurtarit dhe Kukësit, ishte Agustin Torasa, dhe në intervistën për Supersport deklaroi:

bandicam 2018-11-02 16-23-42-373
Si ndihesh pas këtyre javëve me Flamurtaritn?

Ndihem mirë, sepse fituam një ndeshje të vështirë. Nuk kam pasur mundësi shënimi, por dhashë maksimumin, duke bërë atë që më ka kërkuar trajneri, edhe në fazën defensive.

Deri kur do shkojë ky Flamurtar? Jeni sulmi më i mirë në Superligë?

Objektiv është Liga e Europës, mendojmë edhe për titullin kampion, por për momentin jemi disi larg kreut. Objektiv i arritshëm është Liga e Europës. Nuk e di nëse jemi më të mirët, punojmë gjithë javën për të shënuar. Kur fitojmë, jemi edhe më të qetë. Por ne, punojmë gjithmonë për të shënuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"