“Topi i Artë”, zbulohet vota e Shqipërisë. Ja vlerësimi i Besnik Dizdarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 19:00

“Topi i Artë”, zbulohet vota e Shqipërisë. Ja vlerësimi i Besnik Dizdarit

Juria e përbërë ekzaktësisht nga 176 gazetarë botërorë votoi fituesin e “Topit të Artë” përmes sistemit të renditjes së pesë futbollistëve, të cilët vlerësohen me respektivisht 6,4,3,2 dhe 1 pikë respektivisht. 

tOPI I ARTE

Vota shqiptare, e hedhur nga gazetari Besnik Dizdari (për të 33-in vit radhazi), i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë i shkoi Kristiano Ronaldos, i cili u rendit në vend të tretë në klasifikimin përfundimtar. Në vend të dytë, ai zgjodhi mbrojtësin e Liverpulit, Virxhil Van Dajk.

Ndërkohë që podin e plotësoi fituesi i “Topit të Artë” 2019 Lionel Mesi. Në vend të katërt dhe të pestë, përzgjodhi dy lojtarë të tjerë të kampionëve të Europës, Alison Beker dhe Mohamed Salah.

Besnik-Dizdari

Ndërkohë që sa i përket trofeut “Lev Jashin”, i cili u dha për herë të parë këtë vit, vota shqiptare ishte për fituesin Alison. I dyti u votua portieri i Barcelonës Ter Shtegen dhe podin e plotësoi me kapitenin e Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"