“Topi i Artë” / Në rrjet qarkullon lista me votimet, fiton Benzema me 521 pikë. Ja kush vjen pas francezit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 18:48

“Topi i Artë” / Në rrjet qarkullon lista me votimet, fiton Benzema me 521 pikë. Ja kush vjen pas francezit (FOTO)

Dita e dhënies së çmimit lojtari më i mirë i vitit ose ndryshe “Topi i Artë” po afron. Më 17 tetor në Paris do të jepet çmimi më i rëndësishëm në nivel personal për çdo futbollit. Siç është bërë traditë këto vitet e fundit, edhe në vitin 2022 kanë nisur të rrjedhin informacionet e para në lidhje me fituesin.

topi i arte

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se prej orësh qarkullon në internet një listë me votat për secilin nga kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”.

Nuk ka asnjë garanci që lista të ketë dalë vërtet nga zyrat e “France Football”, revistës që organizon dhe jep këtë çmim. Por gjithsesi, spekulimet kanë nisur dhe rezulton që fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2022 të jetë sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema.

I dyti pas tij është sulmuesi aktual i Bajernit, Sadio Mane, ndërsa në vendin e tretë është shoku i skuadrës së Benzemasë te Madrid, Vinicius Zhunior.

Benzema rezulton të jetë fitues me një diferencë dërrmuese votash. Francezi mendohet të ketë grumbulluar 521 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt Sadio Mane ka grumbulluar vetëm 298 pikë.

Tani mbetet për t’u parë nëse kjo listë është e saktë, apo më 17 tetor kur të jepet zyrtarisht çmimi do të kemi ndonjë surprizë. Vitin e kaluar, sipas listave paraprake jepej e sigurt fitorja e Robert Levandovskit, por në fund “Topi i Artë” i shkoi Lionel Mesit, ndonëse zgjedhja e tij u shoqërua me mjaft debate e kritika.

132132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"