“Topi i Artë”, Kristiano Ronaldo në sulm: Çfarë duhet të bëj më shumë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2019 | 17:17

“Topi i Artë”, Kristiano Ronaldo në sulm: Çfarë duhet të bëj më shumë?

Pasi fitoi trofeun e 30- të në karrierë, Kris tiano Ronaldo autokandidohet për të fituar “Topin e ardhshëm të Artë”. “Topi i Artë? Çfarë mund të bëj më shumë. Mendoj se asgjë, sinqerisht”, shpjegoi kapiteni i Portugalisë pas triumfit kundër Holandës në finalen e Ligës së Kombeve.

Ronaldo

“Mendoj se ndihmojnë të gjithë, si trofetë kolektivë, ashtu edhe ata individualë”, shtoi sulmuesi i Juventusit. “Por unë nuk mund të jem i fiksuar pas trofeve. Gjërat ndodhin natyralisht. Por e pranoj se do të më pëlqente që të fitoja një tjetër ‘Top të Artë'”. Fjalë të forta dhe të qarta, të cilat konfirmojnë dëshirën për të vijuar duelin me Lionel Mesin.

Përveç Mohamed Salahut dhe Virxhil Van Dajkut, edhe për vitin 2019, favoritë për çmimin më të rëndësishëm individual janë gjithnjë ata të dy: Kristiano kundër Leos. Sfida e përjetshme. Në këtë sezon, askush nuk mundi t’i vendosë duart te Champions-i, por portugezi fitoi Ligën e Kombeve me fanellën e kombëtares.

Një titull që mund të bëjë diferencën, sigurisht nëse argjentinasi nuk do t’i përgjigjet nga ana tjetër e kontinentit me një triumf në Kupën e Amerikës. “Ishte bukur ta fitoja këtë trofe”, shtoi CR7. “Derisa do të kem forcë dhe motivim, do të vazhdoj të përfaqësoj ngjyrat e Portugalisë. Kur jam me kombëtaren ndihem si në shtëpi. Jam në kombëtare që prej moshës 16-vjeçare dhe provoj ende të njëjtin entuziazëm sikur isha 18 vjeç.

Portugalia55

Do të jap gjithnjë maksimumin dhe portugezët janë gjithnjë në krahun tim, kështu që i falënderoj për entuziazmin e tyre për mua. Dua ta ndihmoj Portugalinë që të fitojë trofe të tjerë”, përfundoi sulmuesi i Juventusit. Të gjithë, me “Topin e Artë” të gjashtë në shënjestër.

Postimi – Një ditë pas triumfit në Ligën e Kombeve, Kristiano postoi një foto në “Instagram” me trofeun dhe çmimin e golashënuesit më të mirë të turneut, shoqëruar nga diçitura: “Mirëmëngjes botë, pasi fitova Superkupën e Italisë dhe kampionatin, nuk kishte mënyrë më të mirë për ta mbyllur sezonin sesa duke fituar Ligën e Kombeve. 2 + 1 = tripletë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"