Toni Kros, 4 kupa në 10 ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2014 | 9:23

Toni Kros, 4 kupa në 10 ndeshjet e fundit

KrosToni Kros ka mundur që të bëjë diçka që askujt nuk i ka dalë mbanë deri më tani. Nuk flasim për “gjeometritë” e tij të radhës në fushën e lojës, por për palmaresin e atij të riu që në moshën 24-vjeçare ka mundur që të fitojë gjithçka që është për t’u fituar me fanellën e dy prej ekipeve më prestigjioze të Europës.
4 në 10 – Nuk po flasim për shifra të një kontrate apo asiste të një ndeshjeje. Flasim për trofe të fituar brenda një kohe shumë të shkurtër. Në fakt, vetë lojtari kur u prezantua në Madrid i paralajmëroi tifozët e tij të rinj se ka “ves” kupat. Në dhjetë takimet e fundit, ku llogarisim ndeshjen e fundit të vlefshme për sezonin 2013-2014 të Bundesligës, finalen e Kupës së Gjermanisë, shtatë takimet e luajtura në Botëror dhe finalen e Superkupës së Europës, Toni Kros ka ngritur “në qiell” plot 4 kupa. Më 10 maj të 2014-s, në fund të takimit Bajern-Shtugart, Kros festoi triumfin e Bundesligës që në fakt e kishte fituar që në mars. Ndërsa më 17 maj Kros ngriti lart një tjetër kupë pasi mundi në finalen e Kupës së Gjermanisë ekipin e Borusias së Dortmundit. Ndërkohë që triumfet e fundit janë të freskëta për të gjithë. Më 13 korrik në “Marakana”, falë fitores që Gjermania mori përballë Argjentinës, Toni Kros ia doli që të ngrinte në qiell trofeun më të rëndësishëm për një futbollist. Ai u shpall Kampion Bote. Ndërkohë që më 12 korrik për Toni Krosin do të vinte edhe trofeu i parë me fanellën e Realit veshur. Ai luajti në finalen e Superkupës të Europës përballë ekipit të Seviljes dhe fitoi trofeun e radhës. Kupa që ngriti lart ishte e katërta në dhjetë takimet e fundit që luajti me tre ekipe të ndryshme, Bajernin e Mynihut, Gjermaninë dhe Realin e Madridit.
Fitues – “Kam ardhur në një ekip të madh dhe dua që të vazhdoj traditën e mirë të trofeve që kam nisur”, tha Toni Kros ditën e parë si madrilen. Për ekipin e Realit ishte një marrëveshje perfekte ajo e kësaj vere, pasi me vetëm 30 milionë euro siguroi një lojtar të tillë.
Përgatiti: ALTIN VORPSI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"