Tonali “sulmues” dhe ekip vertikal, ja si u zbërthye Dinamo e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 23:12

Tonali “sulmues” dhe ekip vertikal, ja si u zbërthye Dinamo e Zagrebit

Me 89 përqind pasime pozitive Milani ka regjistruar ndaj Dinamos së Zagrebit ndeshjen me nivelin më të lartë të kësaj statistike. Edhe kroatët ishin lart në këtë aspekt, madje krahasuar me suksesin ndaj Çelsit e mbajtën edhe më shumë topin. 56 me 44 përqind në favor të kuqezinjve, ndërkohë që në fitoren e “Maksimimir”-it e kishin mbajtur topin për 31.8 përqind të kohës.

FBL-EUR-C1-AC MILAN-DINAMO ZAGREB

Të paraqitur në “San Siro” me petkun e teknikëve dhe lojtarëve të ajrit, djemtë e AnteÇaçiçit arritën shumë pak të dilnin në lojën e tyre. Ndeshjen e nisën me një 5-3-2 të moderuar, që në fazë sulmi shndërrohej në një 3-3- 4 ku Ademi futej në qendër ndërsa Petkoviç dhe Orsiç rrëshqisnin në korsi.

Duke mos pasur centimetra në mesfushë falë pranisë së Diazit, Benaserit dhe Tonalit, Pioli vendosi që këtë të fundit ta zbriste drejt qendrës së sulmit. Qëllimi ishte i qartë: Leao ishte i markuar nga 2-3 lojtarë ndaj Tonali kishte dëtyrën që t’i lehtësonte mbulimin nga rivalët. Lëvizja rezultoi efikase, sepse sa herë dikush shkonte drejt numrit tetë, Leao godiste ose krosonte.

ARMA TJETËR – Teksa Kalabria duhet të monitoronte Orsiçin, Kalulu dhe Tomori kishin detyrë të ngriheshin për të krijuar dendësi në mesfushë. Nuk është rastësi që anglezi tentoi tri herë vertikalizimin teksa në një rast gjeti Leaon, që u ndalua me faull për penalltinë që do të sillte golin e parë të Milanit.

Shtatë goditje në kuadrat dhe po aq jashtë tij janë tregues i prodhimit ofensiv të kuqezinjve, që si rrallëherë nuk tentuan të shkonin në fundore. Hernandez dhe Leaokrosuan nga tetë metrat e fundit të fushës, ndaj edhe Milani ekzekutoi vetëm tri goditje nga këndi, ndërkohë që mesatarja për ndeshje është të paktën dyfishi. Pikërisht shtylla kurrizore e ekipit rezultoi arma tjetër e Piolit për të depërtuar mes fanellave kroate.

GOLA TË RINJ – Salmakers gjeti golin e dytë në këtë edicion të Champions-it teksa për të parë një ekzekutim në rrjetë drejt portës duhet të ktheheshim në shkurt dhe autori ishte Zhiru. Gëzimi tjetër erdhi nga Tomazo Pobega. Mesfushori prodhim i akademisë ka bërë hapa gjigantë në rritjen e tij mes huazimeve te Specia dhe Torino.

Për pak klubi mund ta kishte huazuar edhe sivjet, por nevoja për italianë në lista e Champions-it bëri që 22 vjeçari të qëndronte me bekimin e Piolit. Trajneri po i jep minuta dhe mesfushori po përgjigjet siç di. Me mushkri, por tashmë edhe gola pasi faza realizuese është edhe një nga partiturat më cilësore të repertorit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"