Tomori si…autoshkollë. Ja trajnerët vendas që e nisën karrierën me ekipin beratas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 17:35

Tomori si…autoshkollë. Ja trajnerët vendas që e nisën karrierën me ekipin beratas

Gersi Arbri do të jetë trajneri i ri i Tomorit pas dorëheqjes së Dules. Tashmë nuk ka asnjë dyshim dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet sot ose nesër në mesditë. Ky informacion është bërë i ditur nga gazeta menjëherë pas vendimit të Santiliano Dules, paçka që drejtuesit e klubit e mohuan diçka të tillë duke thënë se po studionin në disa pista të tjera.

gersi arberi

Megjithatë, kjo vonesë e zyrtarizimit të Arbrit mësohet të ketë ardhur për shkak se kryebashkiaku Petrit Sinaj, i cili njëherësh është edhe president i këtij klubi, ndodhej një për vizitë pune jashtë vendin dhe kjo ka bërë që të ketë një ndryshim axhende në planin e klubit. Gazeta është interesuar pranë zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Beratit në lidhje me këtë temë, të cilët janë shprehur se kryebashkiaku Sinaj tashmë është rikthyer dhe emërimi i trajneri ngelet vetëm çështje orësh. Gersi Arbri do të kërkojë ta nisë me fitore debutimin e tij në rolin e trajnerit, ndonëse do të luhet në transfertë dhe në një fushë të vështirë, siç është ajo e Pogradecit.

TOMORI SI “AUTOSHKOLLË”

Klubi i Tomorit, ndryshe nga herët e tjera, është kthyer në një “autoshkollë” për trajnerët vendës. Krahas mbështetjes që iu bëhet lojtarëve të rinj në moshë duket se kjo gjë është kthyer në modë edhe për trajnerët e këtij qyteti. Në përfundim të sezonit të 2015-2016, fill pas shkarkimit të trajnerit Gentian Stojku, vendin e tij e zuri i riu 29-vjeçar, Iken Droboniku. Në atë kohë Droboniku ishte trajner i ekipit të 19- vjeçarëve, ku edhe vazhdon të jetë aktualisht. Ai, në atë periudhë, bëri një punë jashtëzakonisht të mirë duke rikthyer rezultateve pozitive në skuadër pas një kohe të errët që beratasit po kalonin nën drejtimin e Stojkut.

santiliano dule

Mirëpo gjatë verës, drejtuesit aktual të klubit vazhduan sërish të ndiqnin të njëjtën rrugë, ku kësaj here afruan një tjetër trajner të ri në moshë që, gjithashtu ka qenë nën drejtimin e skuadrave të 17-vjeçarëve dhe 19- vjeçarëve. Bëhet fjalë për trajnerin Santiliano Dule, i cili spikati me ekipin e 17- vjeçarëve duke i nxjerrë kampion. Një vit më vonë, Dule u gradua në ekipin e 19- vjeçarëve, por aventura e tij nuk zgjati shumë, edhe pse të besuarit e tij klasifikoheshin në vendin e 2-të.

tomori tirana 1

Gjithashtu, trajneri 28-vjeçar zhvilloi një punë tepër pozitive dhe me skuadrën e parë të qytetit duke grumbulluar 14 pikë në 8 javë. Me sa duket, ecuria pozitive e dy trajnerëve ka bërë që drejtuesit beratas të bëjnë një zgjedhje tjetër alla “Droboniku-Dule”, ku kësaj here kanë menduar të zgjedhin në krye të pankinës ish-futbollistin, Gersi Arbri. 34-vjeçari sapo ka marrë licencën, ndërsa kjo është aventura e tij e parë nën drejtimin e një skuadre.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"