Tomori shkëlqen në miqësore, mposht skuadrën e Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 21:21

Tomori shkëlqen në miqësore, mposht skuadrën e Kategorisë Superiore

Tomori ka shkëlqyer në miqësoren e ditës së sotme ndaj Apolonisë, duke i mposhtur fierakët me rezultatin 1-0.

tomori apolonia

Një ndeshje shumë e mirë e beratasve në Kuçovë, ku treguan edhe njëherë se kanë ndërtuar një skuadër shumë të fortë, ku do të tentohet ngjitja në Superiore për sezonin e ri.

Ishte ish-sulmuesi i Lushnjës, Mikel Canka, i cili me golin e tij në minutën e 83’, i dha fitoren Tomorit.  Ndërkohë skuadra e Kolelës, nuk ishte në formën e saj më të mirë, diçka që solli edhe humbjen në këtë miqësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"