Tomori nuk i mban fjalën, Onuh drejt largimit: Iki në janar nëse nuk mbahet premtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 17:25

Tomori nuk i mban fjalën, Onuh drejt largimit: Iki në janar nëse nuk mbahet premtimi

Çinonso Onuh është duke menduar seri ozisht largimin e tij nga radhët e Tomorit. Sulmuesi nigerian ka treguar se është i mërzitur me drejtuesit e klubit, pasi sipas tij, ata nuk i kanë bërë ende gati të gjitha dokumentet që i kishin premtuar.

Për këtë arsye, në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti Onuh shprehet se pret që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt.

Onuh

Onuh, si shkon aktivizimi te Tomori, por edhe jeta në Berat?

Jo edhe aq mirë. Ndonëse jam i kënaqur nga ana financiare dhe kushtet që më janë ofruar, nuk mund të jem i kënaqur me atë që më është premtuar. Nëse gjithçka nuk zgjidhet, unë nuk do të jem i lumtur me ata. (I referohet drejtuesve të klubit).

Çfarë ju është premtuar?

Bëhet fjalë për dokumentet e mia. Unë nuk jam i kënaqur sepse më ishte thënë se shumë shpejt gjithçka do të mbaronte me sukses. Dëshiroja të shikoja familjen time, pasi më ka marrë malli. Më thanë që kjo gjë do të zgjidhej që në momentin që kam shkelur në Berat, mirëpo, nuk po e shikoj një gjë të tillë.

onuh

Mos ndoshta për shkak të këtij problemi mund të mendoni largimin tuaj nga Tomori?

Nëse ata bëjnë dokumentet e mia përpara janarit, nuk ka problem. Por, nëse unë nuk e shikoj diçka të tillë, kjo do të më bënte që ta mendoja shumë seriozisht largimin në merkaton e janarit.

Një problem i tillë do të ndikojë në paraqitjen tuaj në fushë?

Absolutisht jo! Unë jam një futbollist profesionist dhe nga java në javë mendoj për të treguar më të mirën time. Performanca e deritanishme është e pamjaftueshme për mua, pasi dëshiroj të shënoj më shumë gola. Por, duhet të punoj akoma më shumë për të arritur qëllimet e klubit, por gjithmonë nëse klubi kryen detyrat e veta. Deri në këto momente nuk jam i kënaqur me klubin. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet.

Si jeni trajtuar deri më tani nga ana e klubit?

Nuk më shqetëson asgjë tjetër veç këtij problemi. Janë korrekt me rrogat, ushqimin dhe akomodimin. Shkoj shumë mirë me të gjithë dhe më bëhet qejfi që kam njohur njerëz të tillë.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"