Tomori nis merkaton, kërkon rikthimin e Onuh. Beratasit hedhin “grepat” edhe te Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 13:07

Tomori nis merkaton, kërkon rikthimin e Onuh. Beratasit hedhin “grepat” edhe te Lushnja

Tomori ka filluar që tani të mendojë për merkaton e verës. Drejtuesit kërkojnë disa përforcime cilësore në reparte të ndryshme, teksa kanë evidentuar dhe ish-sulmuesin nigerian të kësaj skuadre. Bëhet fjalë për Çinonso Onuh, i cili aktualisht është pjesë e Besës së Kavajës.

onuh

Futbollisti 25- vjeçar u largua gjatë merkatos së janarit nga Tomori në drejtim të klubit verdhezi, me qellim që të fitonte sa më shpejt lejen e qëndrimit në tokën shqiptare. Mirëpo, duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe Onuh tashmë ka preferuar një rikthim të mundshëm në qytetin e Beratit, duke shprehur se aty ka kaluar momente mjaft të bukura.

Ai gëzon në të njëjtën kohë edhe simpatinë e drejtuesve të këtij klubi, të cilët janë të gatshëm të nënshkruajnë gjatë verës me 25-vjeçarin. Gjithashtu, dëshira e trajnerit Gersi Arbri që të transferojë sulmuesin Onuh është e madhe për të filluar në këtë mënyrë ndërtimin e një skuadre cilësore për sezonin e ri.

Onuh

PARAQITJA

Onuh nuk ka treguar aspak  një performancë pozitive në radhët e Besës dhe kjo tregon një mosbindje në opinionin sportiv beratas. Në 10 takime të luajtura me fanellën verdhezi, Onuh ka shënuar vetëm 1 gol, dhe atë ndaj Vllaznisë B, e cila rrezikon shumë rënien në një kategori më poshtë. Sakaq, në fazën e parë të kampionatit, Onuh shkëlqeu me fanellën beratase, teksa në 12 takime realizoi 6 gola dhe dha disa asiste në drejtim të shokëve të skuadrës.

Megjithatë, është momenti që të presim deri në një finalizim negociatash. Ndërkaq, klubi beratas është bërë gati të hedhë “grepat” te skuadra e Lushnjës, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në një kategori me Tomorin.

tomori tirana

Ashtu siç e bënë të ditur edhe drejtuesit e skuadrës disa ditë më parë, synimi i Tomorit në kampionatin e ardhshëm do të jetë rikthimi në Superiore. Pas rikonstruksionit të stadiumit, duket se skuadra beratase i ka të gjitha mundësitë për të synuar ngjitjen në elitë në kampionatin e ardhshëm. Beratasit kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë kampionat ku spikatën shumë lojtarë të rinj që pritet të jenë në ekip edhe për sezonin e ri.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"