Tomori, negociata me Apoloninë. Zbulohen dy lojtarët që kërkojnë beratasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2021 | 13:15

Tomori, negociata me Apoloninë. Zbulohen dy lojtarët që kërkojnë beratasit

Tomori nuk i ndahet merkatos në elitë. Klubi kërkon që të marrë edhe dy lojtarë nga Apolonia, konkretisht sulmuesin Efijon Ejoh dhe mesfushorin Sali Kumani.

Ejoh5

Negociatat kanë nisur dhe beratasit shpresojnë që t’i marrin në formë huazimi. Bledar Sinella e pati thënë që pas miqësores me Drenciën se i duhen dy përforcime dhe me siguri e ka pasur për këta futbollistë. Nëse realizohen, atëherë skuadra do të kompletohet e do të jetë gati për rifillimin e sezonit. Çështja tani mbetet vetëm te financat.

Këto ditë do të flitet sërish mes dy klubeve dhe nëse vjen OK-i nga ana e fierakëve, atëherë Ejoh dhe Kumani do të viheshin nën urdhrat e Bledar Sinellës. Duhet thënë që vetë kryebashkiaku Ervin Demo ka dhënë “viston” për të mbuluar shpenzimet edhe për dy afrime. Sakaq, ekipi ka programuar miqësoren e radhës. Vetëm të shtunën do të përballen me Albpetrolin.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"