Tomori në kërkim të fitores, Shaqe: Të shfrytëzojmë faktorin fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2022 | 14:30

Tomori në kërkim të fitores, Shaqe: Të shfrytëzojmë faktorin fushë

Beratasit besojnë se ndaj Bylisit do të zbresin në fushë për të luajtur si të barabartë. Mesfushori i Tomorit, Klevis Shaqe, në prag të duelit me ballshiotët, për “Panorama Sport” deklaroi: “Jemi objektiv për sa i përket forcës së kundërshtarit, ashtu edhe për respektin që meriton Bylisi.

Tomori

Duke shfrytëzuar faktorin fushë, do të luajmë të mobilizuar dhe të guxojmë për të marrë maksimumin. Nëse i realizojmë si duhet detyrat, gjithçka mund të ndodhë, edhe pse na duhet të pranojmë se në këtë takim janë të mundshme të tria rezultatet. Do të luajmë që të kënaqim edhe sportdashësit tanë dhe në fund t’i shtrëngojmë dorën njëri-tjetrit për të pranuar me sportivitet rezultatin”. Gjithçka është e mundshme për të marrë rezultat pozitiv, sigurisht nëse beratasit do të zbresin në fushë për të synuar fitoren.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"