Tomori në delir, me një këmbë në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 9:38

Tomori në delir, me një këmbë në Kategorinë e Parë

Tomori është me një “këmbë” në Kategorinë e Parë. Ky është opinioni që ndajnë sportdashësit beratas, por edhe drejtuesit dhe lojtarët e Tomorit pas fitores në Maliq. Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe bindëse në këtë transfertë që tregon se skuadra beratase dallon nga rivalët. Të fitosh 2-5 dhe me përmbysje, do të thotë se skuadra ka potencial dhe karakter.Tomori-2

Është plotësisht i ligjshëm entuziazmi i beratasve tashmë që ata janë të parët me 40 pikë, pas 12 fitoresh radhazi. Statistikat e bëjnë të frikshëm Tomorin e drejtuar nga një trajner ekspert si Kristaq Mile. Nën drejtimin e tij beratasit kanë marrë 36 pikë dhe çelësi i suksesit duket se është puna profesionale e stafit dhe futbollistëve. Flasin qartë dy fitoret në fushën e rivalëve direkt për vendin e parë, në Patos dhe në Maliq, ku Tomori ka fituar.

Janë rezultate që e bëjnë të besueshëm realizimin e objektivit sezonal, ngjitjes në Kategorinë e Parë. Pas kthimit nga Maliqi, për “Panorama Sport” ka folur mesfushori i ri Enver Kovaçi, i cili edhe pse është aktivizuar si zëvendësues, realizoi një gol të bukur, duke justifikuar besimin e teknikut Mile.TOMORII

“Fitorja me ato shifra të thella mendoj se nuk ka nevojë për shumë komente. Kemi merituar gjithçka, kemi luajtur shumë të vendosur për fitore, duke marrë në konsideratë çdo detaj dhe duke e mposhtur kundërshtarin në çdo aspekt.

Jemi me një ‘këmbë’ në Kategorinë e Parë dhe besoj se fitorja në Maliq ishte një mesazh i qartë se rikthimi ynë është thjesht formalitet. Jam i kënaqur për rikthimin te goli dhe dua të falënderoj trajnerin Mile, si dhe sportdashësit tanë që na ndoqën edhe në Maliq”, shprehet 19- vjeçari Kovaçi.

Edi Spahiu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"