Tomori miliona për “derbin”, klubi u bën thirrje tifozëve: Silluni mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 15:10

Tomori miliona për “derbin”, klubi u bën thirrje tifozëve: Silluni mirë

Tomori do të luajë mesditën e sotme ndaj Lushnjës ndeshjen e Kategorisë së Parë, e cila parashikohet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh. Pankina iu besua sërish trajnerit beratas, Gersi Arbri, i cili bëri mjaft mirë sezonin e kaluar me skuadrën, duke e mbajtur atë në “top 5- shen” e parë të klasifikimit.

39261711_10155616565202517_8999362979535257600_n

Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar këtë sezon dhe objektivat janë në shkallën maksimale, duke pretenduar që edicionin e ardhshëm Tomori të garojë në elitën e futbollit. Klubi së bashku me trajnerin realizuan 15 afrime në mënyrë që të rrisnin konkurrencën dhe kualitetin brenda grupit. Trajneri i skuadrës, Gersi Arbri, ka menduar që ta nisë me një skemë interesante. Për të pasur një formacion të plotë dhe pa mungesa, drejtuesit e klubit kanë paguar një shumë të majme për dy futbollistët Kaloshi dhe Çaço, duke depozituar në arkat e FSHFsë, plot 2 milionë lekë të vjetër, pasi ata ishin të dënuar.

for
Klubi – Sakaq, klubi ka dalë në një komunikatë, duke u kërkuar tifozëve një mbështetje masive dhe qytetare. “Futboll Klub Tomori kërkon nga tifozët një mbështetje maksimale, por pa treguar në shkallët e stadiumit shenja dashakeqëse, që nuk i shkojnë aspak për shtat një sporti të tillë dhe që dëmtojnë rëndë imazhin e një klubi me tradita, siç është Tomori. Ndaj, klubi ka menduar që të monitorojë me kamera një pjesë të madhe të stadiumit, duke evidentuar personat problematikë dhe t’i përballë ata me ligjin. Ndërkaq, sqarojmë që pjesa ballore e stadiumit do të jetë e mbyllur, pasi survejimi nga kamerat ka qenë i pamundur të mbyllej në kohë. Do të ketë forca të shumta të ‘Security'”, thuhet në komunikatë.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"