Tomori merkato te fqinjët e Naftëtarit, zbulohen futbollistët e afruar te skuadra beratase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 17:35

Tomori merkato te fqinjët e Naftëtarit, zbulohen futbollistët e afruar te skuadra beratase

Tomori e ka mbyllur ditën e pestë të minifazës dimërore, që po kryhet në kushtet e shtëpisë. Gjatë këtyre ditëve e gjithë vëmendja e tifozëve beratas është përqendruar te merkatoja dimërore, për të cilën është folur shumë në fundin e vitit që lamë pas dhe pritshmëritë janë vërtet të larta. 

Tomori

Megjithëse Tomori ka një grup futbollistësh që e ka ngjitur në krye të Grupit të Jugut me meritë, meraku më i madh i stafit teknik është dublimi i të gjitha roleve. Zhvillimet e deritanishme në këtë drejtim janë realisht me hap të ngadaltë.

Në Berat konstatohen vetëm dy afrime futbollistësh vendës, sulmuesi Erlind Kallmi dhe mbrojtësi England Lamaj, të cilët në gjysmën e parë të kampionatit luajtën për Naftëtarin. Për disa ditë është stërvitur me Tomorin edhe sulmuesi i ri Kopaçe, edhe ai i ardhur nga skuadra kuçovare.

Kallmi

Trajneri Kristaq Mile ka bërë të ditur për gazetën “Panorama Sport” se të shtunën në Berat do të luhet një miqësore, ku kundërshtar do të jetë ekipi i 19- vjeçarëve të Lushnjës. Në këtë ndeshje do të testohen edhe futbollistët e ardhur dhe do të shihet në tërësi gjendja fizike e skuadrës pas javës së parë stërvitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"