Tomori me synime të qarta, drejt Cërrikut për dy rezultate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2022 | 11:11

Tomori me synime të qarta, drejt Cërrikut për dy rezultate

Ndeshjën e radhës Tomori do ta zhvillojë sot në Cërrik përballë Turbinës.

Tomori-Egnati 2-1

Ky takim është konsideruar nga ana e beratasve si një nga dy mundësitë e fundit që të besuarit e trajnerit Klodian Arbëri kanë për të siguruar vendin e gjashtë.

Për këtë arsye, në Berat edhe pse janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka ky takim për vendësit që luftojnë për mbijetesën, janë të vendosur që në Cërrik të luajnë si të barabartë me Turbinën dhe të vendosur për një rezultat të mundshëm pozitiv.

Mbrojtësi pogradecar i Tomorit, Paolo Kasmollari, përpara takimit të sotëm për “Panorama Sport” u shpreh:

“Ne do të respektojmë kampionatin deri në fund pavarësisht synimeve të kundërshtarit tonë për mbijetesë.

Do të shkojmë në Cërrik për të luajtur si profesionistë dhe do të luajmë për rezultat pozitiv, sepse vetëm kështu do të siguronim vendin e gjashtë duke qenë pjesë e zonës ‘play off’”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"