Tomori me mision në Shijak, duan “revansh” për fazën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2022 | 13:40

Tomori me mision në Shijak, duan “revansh” për fazën e parë

Tomori gjen një tjetër motiv për të mundur Erzenin. Veç sigurimit të zonës “paly off”, kërkojnë edhe… shpagim. Janë mposhtur në fazën e parë në shtëpi nga shijakasit, në një ndeshje të shumëpërfolur për mënyrën se si erdhi dhe akuzave për gjykim të njëanshëm.

Tomori

Tani beratasit synojnë që të marrin në një lloj forme “revansh” ndaj këtij kundërshtari. Skuadra ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për këtë transfertë delikate. Për “Panorama Sport” përpara këtij 90-minutëhsi, foli zv.trajneri Edmond Gjata. Ai e quan të vështirë, por jo të pakalueshme.

“Nuk do të jetë e lehtë. Përtej vlerësimeve për kundërshtarin, Tomori i ka idetë të qarta. Udhëton në këtë transfertë për të treguar vlerat si skuadër. Do të luajmë si të barabartë, por nuk e fshehim objektivin tonë: duam të mos dalim pa pikë. Me përjashtim të mesfushorit Kumani, që do të mungojë për shkak të kartonit të kuq, të gjithë janë gati.

Kjo na mbush me besim para kësaj jave. Por për një gjë jam i sigurt, se ky grup futbollistësh me të cilët ne po projektojmë ngjitjen në Superiore, është shumë i aftë që të përballojë me sukses Erzenin dhe të mos dalë duarbosh nga Shijaku”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"