Tomori me artileri të rëndë, flet futbollisti i Pogradecit: Ndeshja e sulmuesve, nuk zhgënjejmë më Berat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 12:23

Tomori me artileri të rëndë, flet futbollisti i Pogradecit: Ndeshja e sulmuesve, nuk zhgënjejmë më Berat

Pogradeci nuk e ka bërë ende “sefte” dhe kalendari nuk i favorizon aspak, pasi sot do t’u duhet që të luajnë në transfertë me Tomorin. Kërkohen pikët e para, por që kjo të ndodhë duhet që fillimisht të shënojnë. Kjo do të jetë ndeshja e sulmuesve, gjë që e pranon edhe një lojtar i këtij sektori.pogradeci

Erion Dragoi premton se nuk do të zhgënjejnë nesër në Berat, ndërsa për “Panorama Sport” shprehet: “Është një ndeshje shumë e vështirë. Përballë do të kemi një kundërshtar të fortë, por ka ardhur momenti që të mos gabojmë. Kjo do të jetë ndeshja e sulmuesve, kjo pasi dhe shpresat janë përqendruar te ne. Nuk do të zhgënjejmë dhe do të dalim te goli”.

Pogradeci do të ketë një mungesë të rëndësishme, atë të qendërmbrojtësit Hysenllari i pezulluar nga i kuqi. “Ne jemi të etur për pikë dhe do t’i kërkojmë në çdo takim si në fushën tonë ashtu edhe në transfertë. E dimë se çdo ndeshje do të jetë e këtij niveli, për sa u përket kundërshtarëve dhe duhet të tregojmë vlerat tona”, përfundon Dragoi. ROMEO XINXIFI

for

Nga ana tjetër Tomori llogarit vetëm fitoren kundër Pogradecit. Liqenorët vërtet vijnë me mungesë pikësh nga ky sezon dhe kjo vështirëson gjithçka, por beratasit nuk kanë në plan që të falin në shtëpi. Zyrtarisht kanë 5 muaj që nuk thyhen kur luajnë si pritës dhe këtë ecuri të nisur që nga Kategoria e Dytë, do të tentojnë që ta ruajnë edhe nesër. Skuadra kërkon vetëm pikët e plota, për të qëndruar në garë në luftën për kreun e Grupit B.

Ngjitja është kthyer në fiksim për të besuarit e Bledar Sinellës, ndaj edhe në çdo stërvitje janë shfaqur të përkushtuar për të mos çeduar në këtë mision. Për javën e 4-t, stafi teknik do t’i bëjë llogaritë me një grup të plotë. Tomori ka përforcime të rëndësishme kundër pogradecarëve, ndërsa zyrtarisht është rikthyer kapiteni Erald Hyseni. Të gatshëm janë edhe mesfushori Orgest Gava dhe sulmuesi Ariel Dobra. Pjesë e organikës tashmë mund të llogaritet edhe mbrojtësi Andi Bakiasi, i falur nga Komisioni i Disiplinës. Ai ka kohë që stërvitet, ndaj shumë shpejt mund ta shohim edhe në fushë. EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"