Tomori i zhveshur, asnjë futbollist nën kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2019 | 20:36

Tomori i zhveshur, asnjë futbollist nën kontratë

Tomori do të luajë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. Edicioni i fundit ishte dramatik për beratasit, të cilët as që e kishin menduar se do të përfundonin një kategori më poshtë.

Tomori

Një skuadër me traditë në futbollin shqiptar dhe që në çdo takim mbush plot shkallët e stadiumit, tashmë duhet të “përpëlitet” në Kategorinë e Dytë, ku duhet t’i bëjë llogaritë edhe me terrenet e këqija dhe me një futboll shumë fizik.

Aktualisht, klubi beratas, siç e pohojnë edhe vetë drejtuesit e tij, nuk ka asnjë futbollist nën kontratë. Së pari, duhet të zgjidhet çështja e trajnerit Santiliano Dule, nëse do të qëndrojë apo jo në stolin e beratasve. Drejtuesit e Tomorit kanë shumë besim se ekipi do të kthehet menjëherë në Kategorinë e Parë, pavarësisht situatës momentale.

Ata kanë bindjen se grupi i futbollistëve të sezonit të ardhshëm do të ketë kualitet, pasi janë të shumtë ata lojtarë që duan të veshin fanellën e Tomorit. Ndoshta është një optimizëm i tepruar dhe gjithçka do ta tregojë koha. Ekipi i sezonit të ri duhet bërë nga e para.

Eris Sylyku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"