Tomori i frikshëm në Kategorinë e Dytë, beratasit një makineri golash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 14:41

Tomori i frikshëm në Kategorinë e Dytë, beratasit një makineri golash

Tomori është një makineri golash në këtë kampionat. Filozofia e lojës së beratasve është sulmi dhe në sulm marrin pjesë edhe mbrojtësit. Paja, Karamani, Xhakolli, Manaj, por edhe mesfushorët Isufi, Kopaçi, Kovaçi e Koroveshi kanë shënuar, përveç sulmuesve, ku ka spikatur edhe i riu Lirëza.

tOMORI

Të gjithë bashkë kanë realizuar 70 gola dhe kjo shifër pritet të rritet në 4 javët e mbetura. Beratasit, 8 nga 17 fitoret e këtij sezoni i kanë me më shumë se 5 gola, pa llogaritur ndeshjet e fituara me diferencë prej 3 dhe 4 golash. Specialistët e konsiderojnë këtë sukses rezultat të punës së dyshes Mile-Droboniku, simpatizantë të lojës sulmuese. Ndihmëstrajneri Iken Droboniku për “Panorama Sport” thotë:

“Grupi i futbollistëve është shumë cilësor dhe ne kemi ditur t’i orientojmë ata drejt filozofisë së lojës sonë për të kërkuar golin me lojë të bukur. Puna e një tekniku ekspert si Mile dhe bagazhi i sulmuesve na e kanë bërë më të lehtë gjithçka dhe i kemi dominuar kundërshtarët”.

Edi Spahiu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"