Tomori “i burgosur”, kur ke frikë të… pasosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 19:00

Tomori “i burgosur”, kur ke frikë të… pasosh

Tomori vazhdon të mbetet peng i fushës. Prej tetë muajsh, stadiumi i është nënshtruar rikonstruksionit, në një kohë që gjithçka ka përfunduar për sa i përket ndërhyrjes në ambientet e brendshme. Por, çështja ka ngecur te tapeti me bar artificial. Ka mbetur ende një pjesë e vogël e pa shtruar.

Stadiumi i Tomorit

Kur kanë kaluar tetë muaj nga fillimi i rikonstruksionit dhe më shumë se dy javë nga premtimi i firmës ndërtuese se gjithçka do të ishte gati brenda pak ditësh, deri tani nuk ka ndryshuar asgjë. Vazhdon të jetë e njëjta situatë, ndërsa ende nuk dihet se kur do të përfundojë shtrimi i pjesës tjetër të fushës.

SITUATA

Ndërkaq, në mungesë të një terreni normal stërvitor, skuadra është e detyruar që t’i zhvillojë seancat në gjysmën e fushës në stadium. Edhe dje, trajneri ka qenë i detyruar që ta zhvillojë ndeshjen e kontrollit në gjysmën e fushës që ka përfunduar. Një histori që përsëritet prej disa javësh.

23722299_10155061093687517_4783230888005833826_n

Tekniku Santiliano Dule nuk ka mundësinë që të aplikojë skema të ndryshme apo të zhvillojë një ndeshje normale në të gjithë fushën. Gjithashtu, lojtarët duhet të bëjnë kujdes gjatë stërvitjes për t’i shpëtuar ndonjë dëmtimi të mundshëm, pasi mund të përplasen me thasët me rërë apo mjete të tjera të punës që janë rreth fushës.

Ndërkaq, tifozët vazhdojnë të jenë skeptikë për tapetin e stadiumit. Ata janë të bindur se këtë vit nuk do arrijnë të shohin asnjë ndeshje në stadiumin e vet. Por, kanë nisur dyshimet se kjo situatë mund të zgjasë deri në fund të sezonit.

ERIS SYLYKU 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"