Tomori i bën nder Tiranës, barazon ndaj Bylisit në Kuçovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 16:46

Tomori i bën nder Tiranës, barazon ndaj Bylisit në Kuçovë

Është zhvilluar në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës sfida e parë e javës së 5-të mes Tomorit dhe Bylisit, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0. Miqtë e nisin vrullshëm takimin duke rrezikuar portën e beratasve me anë të Zisit por pa sukses.

Tomori-Bylis

Në pjesën e dytë skuadra e Stavri Nicës mbeti më 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Lusi Henrikues në minutën e 66-të, për një ndërhyre të gabuar ndaj kundërshtarit. Pas këtij momenti Tomori provoi ta fitonte takimin por ka qënë i pafat në minutën e 93-të, ku sulmuesi Onuh me një gjuajtje të befasishme nga brenda zonës kapi traversën.

Tomori

Ky barazim i shkon për shtat kryesuesve të Tiranës të cilët kanë shansin ta thellojnë diferencën e pikëve në +4 nga Bylisi i cili është dhe ndjekësi më i afërt. Ndërkohë Tomori është ngjitur në vendin e tretë me 8 pikë në 5 ndeshje.

Renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"