Tomori “hap thesin” për “kokën” e Bylisit dhe të Tiranës, ja prapaskenat e largimit të Onuh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 16:24

Tomori “hap thesin” për “kokën” e Bylisit dhe të Tiranës, ja prapaskenat e largimit të Onuh

Drejtuesit e Tomorit, prej disa ditësh, i kanë dhënë fund prurjeve dimërore, teksa ndë- rhyrjet kanë qenë me “pikatore” dhe tejmbushja e skuadrës është dukur si pa sens. Largimi i vetëm nga radhët e beratasve ishte sulmuesi nigerian Çinonso Onuh, i cili duket se nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me Besën e Kavajës. Ndërkaq, klubi ka rikthyer dy ish-lojtarë, Aldo Mitraj dhe Salvador Gjonaj.

onuh

MERKATO – Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, drejtues të klubit beratas janë shprehur të sigurt për arritjen e objektivave. “Kemi disa ditë që e kemi mbyllur merkaton dhe nuk e shikonim aspak të arsyeshme të tejmbushnim skuadrën. Të gjithë lojtarët e nevojshëm ndodhen këtu dhe çdo repart është i dubluar. I vetmi largimi ishte ai i sulmuesit Onuh, i cili erdhi si rrjedhojë e ndikimit të menaxherit të tij.

tomori tirana 1

U treguam njerëzorë dhe e lejuam futbollistin që të merrte ‘valixhet’ për një të ardhme, ndoshta më të mirë. Nuk jemi bërë pishman, duke parë edhe se si e nisi te Besa. Kjo na solli paksa probleme në fillim në lidhje me zëvendësimin e nigerianit, mirëpo ardhja e sulmuesit Mitraj duket se e mbushi këtë boshllëk dhe i ka dhënë një siguri të lartë fazës sulmuese.

Sakaq, afruam në skuadër një tjetër ish-futbollist si Gjonaj, i cili është një vlerë e shtuar në mesfushë”, shprehen drejtuesit. Më tej, bëhet e ditur se do të ketë premio të konsiderueshme për dy ndeshjet e radhës. “Ne e vlerësojmë maksimalisht sfidën me Bylisin dhe në këtë takim kërkojmë fitoren.

Tomori

Presidenca e klubit ka vendosur një premio të konsiderueshme për këtë duel, ku tashmë janë lojtarët ata që duhet të shpërblejnë besimin tonë. Ndër të tjera, i kemi thënë lojtarëve që do të kenë një premio të majme për ‘kokën’ e Tiranës dhe këtë duhet ta vendosin ata vet.” Ndërsa, në lidhje me zgjedhjet në FSHF, beratasit deklarojnë:

“Kjo është një temë, që ka një vëmendje të madhe kohët e fundit, mirëpo ne si klub i Tomorit do ta çojmë votën tonë tek ai kandidat, që do të na premtonte restaurimin e terreneve stërvitore, dritave në stadium apo edhe diçkaje tjetër.”

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"