Tomori e ka turin e parë si mallkim, në Ballsh do tentoj ta thyej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 13:12

Tomori e ka turin e parë si mallkim, në Ballsh do tentoj ta thyej

Tomori do të zbresë sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të 1/16-at e Kupës së Shqipërisë përballë Bylisit. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Beratasit e fituan ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 në shtëpinë e tyre me protagonistë dy të rinjtë, Drabo dhe Shaqe, duke “ngjallur” shpresat për të kaluar më tej.

42372668_10155686652887517_1154199845787926528_n

Megjithëse klubi nuk e ka në objektivat e tij këtë kompeticion, drejtuesit janë shprehur se beratasit do të luajnë me seriozitet dhe do të impenjohen maksimalisht, si në çdo ndeshje zyrtare. Statistikat tregojnë se Tomori prej 4 sezonesh nuk arrin të kalojë raundin e 1/16-ve për Kupën e Shqipërisë, teksa kualifikimi i fundit është ai në edicionin 2013-2014, ku beratasit fitojnë ndaj Pogradecit me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Që atëherë, Tomori ka regjistruar vetëm humbje, teksa këto janë rezultatet e përgjithshme të sezoneve: 2014-2015, Tomori 2-3 Tërbuni, 2015-2016 Tomori 0-5 Skënderbeu, 2016- 2017 Tomori 0-4 Kukësi, 2017-2018 Tomori 2-3 Bylis. Po ashtu, e veçanta në sfidën e sotme do të jetë se të dyja skuadrat luajnë përballë njëra-tjetrës për të dytën herë radhazi. Kujtojmë që sfida e parë midis ekipeve në fjalë gjatë sezonit 2017-2018 përfundoi me rezultatin 2-1 për Tomorin, po aq sa përfundoi edhe takimi i një jave më parë, teksa më pas ballshiotët arritën të përmbysnin gjithçka me rezultatin 3-2.

Devolli

Trajneri Bledar Devolli pritet të hedhë një 11-shen: Braçe, Markiori, Mujkiç, Rodrigo, Drabo, Dyca, Gega, Gjonaj, Shaqe, Sharavolli, Mahmutaj. Tani pritet për t’u parë nëse beratasit do t’i shpëtojnë këtij “mallkimi” 4- vjeçar apo historia do të vazhdojë të jetë po e njëjta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"