Tomori e bëri “sefte”, kapiteni Çaço: Treguam forcën tonë reale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 15:55

Tomori e bëri “sefte”, kapiteni Çaço: Treguam forcën tonë reale

Fitorja e parë në kampionat ka bërë me “krahë” Tomorin. Skuadra tashmë është kthyer në “shina”, pas humbjes me Korabit në shtëpi dhe barazimit në Burrel. Në javën e tretë nuk e diskutuan trepikëshin dhe protagonist i padiskutueshëm ishte Brunild Pepa.

ervis-caco-665x400

Duhet të vinte Lushnja, që skuadra të gjente golat dhe festën. Beratasit po ndryshojnë nga java në javë “fytyrë”, duke paralajmëruar kthimin e madh. Sinjalet janë pozitive, megjithatë vazhdimësia do të jetë treguesi më i mirë. Ky kampionat po dëshmon se nuk ka ekipe të lehta e të forta dhe të besuarit e Klevis Dalipit e kanë të qartë një gjë të tillë. Për të analizuar ekipin, mendon vetë kapiteni.

Mbrojtësi Ervis Çaço mendon se fitorja nuk është rastësi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai evidenton se puna e bërë po shpërblehet. “Kishim punuar shumë gjatë javës, për të siguruar fitoren e parë në kampionat. Ishim gati-gati të bindur se do ia dilnim mbanë. Kemi gjetur plotësisht veten dhe përmirësimet janë të dukshme, si për sa i përket aspektit të lojës, ashtu edhe në drejtim të kondicionit fizik.

Nuk kishte ku të shkonte më, ndaj kthesa e madhe nuk do të vononte. Kishim përballë një kundërshtar si Lushnja, që në Berat tregoi se nuk meriton vendin e fundit në tabelë dhe kjo fitore tregoi forcën tonë. Shpresoj që kjo fitore të pasohet me të tjera në vazhdim, edhe pse ne në filozofinë tonë si skuadër, sipas porosisë së teknikut Dalipi, do punojmë dhe përqendrohemi vetëm në takimin e radhës. Në radhë është Vora, një ekip që meriton respekt maksimal”, përfundoi lojtari i linjës së djathtë.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"