Tomori do të “pasurohet” nga Uzuni, klubi: Kemi gati dokumentat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 9:48

Tomori do të “pasurohet” nga Uzuni, klubi: Kemi gati dokumentat

Tomori do të përfitojë jo pak nga çdo transferim i futbollistit Myrto Uzuni në drejtim të kampionateve elitare europiane. Zyrtarizimi i futbollistit Uzuni nga Laçi te Lokomotiva e Zagrebit ka bërë bujë gjatë merkatos së verës. Drejtuesit e Tomorit po punojnë që të marrin të ardhurat e tyre si klubi mëmë.

Uzuni

“Po interesohemi për rrugën që duhet ndjekur dhe shumë shpejt pritet të marrim atë çka meritojmë. Tomori është klubi mëmë që ka nxjerrë futbollistin Myrto Uzuni si fëmijë nga radhët e saj dhe me rregulloren e FIFA-s na takon 2% i transferimit të tij në Kroaci. Në lidhje me këtë çështje kemi kërkuar dhe ndihmën e FSHFsë, të cilët po tregohen të gatshëm dhe po na udhëzojnë sipas të gjitha ligjeve. Kemi nxjerr të gjitha dokumentacionet e vitit 2014, kur Uzuni u transferua tek Apolonia. Sakaq, duam t’i shprehim mirënjohje dhe falënderime të shumta futbollistit Myrto Uzuni”, thuhet në reagimin e klubit beratas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"