Tomori do sot kthesën ndaj Luzit, trajneri Arbëri fton tifozët: Na mbështesni!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 9:58

Tomori do sot kthesën ndaj Luzit, trajneri Arbëri fton tifozët: Na mbështesni!

Tomori do të udhëtojë sot drejt Rrogozhinës, atje ku e pret Luzi 2008. Pas tri humbjeve radhazi në kampionat, skuadra ka vetëm një mision: të gjejë kthesën e madhe dhe të largohet fundi i zonës së rrezikut.

Arberi

Në bankinë do të qëndrojë Avenir Bejo. Drejtori teknik ka licencën e trajnerit, ndaj do të jetë ai që do të zëvendësojë Klodian dhe Polizoi Arbërin.

Këta të fundit janë pezulluar nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk u lejohet që të rrinë në stol. E megjithatë, në tribunë do të jenë patjetër. Vetë tekniku mundohet që t’i japë zemër ekipit në prononcimin e tij përpara takimit.

Për “Panorama Sport”, Klodian Arbëri thotë:

“Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe jemi gati për të kaluar këtë ndeshje. Besoj se do t’ia dalim, pasi kam parë angazhim maksimal të lojtarëve në çdo seancë dhe mbi të gjitha një dëshirë të etur për t’iu larguar vendit ku jemi në renditje.

E dimë se nuk kemi më kohë për të humbur, për vetë pozitat që na kanë imponuar gjykimet. Ndaj të mbledhim forcat dhe nesër (sot) do të tregojmë të gjitha vlerat dhe forcën tonë.

Presim vetëm mbështetjen e tifozërisë sonë. Të gjithë së bashku duam ta kalojmë këtë moment të vështirë dhe të nisim kthesën nga Rrogozhina, gjithnjë duke vlerësuar kundërshtarin tonë.

Ky kampionat ka treguar se nuk ka skuadra që duhen nënvlerësuar nga emri dhe historia. Ndaj, edhe për Tomorin do të jetë si një finale, e cila duhet fituar”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"