Tomori: Do hakmerremi, Bylis na ka dhunuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 11:45

Tomori: Do hakmerremi, Bylis na ka dhunuar

Tomori do të përbal let ditën e sotme me Bylisin në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë së Parë. Kjo ndeshje pritet të jetë tepër e ndezur sa i përket rivalitetit midis dy skuadrave, të cilat në vitet e fundit janë treguar të serta me njëra-tjetrën. ÇAÇO Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, kapiteni i skuadrës Ervis Çaço ka folur mbi këtë takim mjaft interesant, duke thënë se Tomori nuk i harron lehtë padrejtësitë që i janë bërë.

20479849_470511276646689_5492572371785935260_n

“Ndeshja e sotme pritet të ketë një rivalitet të lartë. Jemi të motivuar për të marrë fitoren dhe gjithçka mendoj se do të vendoset në drejtësi absolute. Tomori nuk i harron shqelmat në Ballsh vitin e kaluar si e si për të marrë fitoren me dhunë. Megjithatë, midis nesh ndryshojnë shumë gjëra. Tomori di të luajë pastër dhe me dinjitet ndaj çdo kundërshtari dhe asnjëherë nuk provokon. Megjithatë, ne sot jemi për të promovuar një futboll të bukur dhe të kënaqim në fund sportdashësit tanë me 3-pikëshin. Bylisi ta harrojë barazimin këtu dhe jo më të mendojë për më shumë. Skuadra është e karikuar në maksimum dhe besoj se do ta gjejmë shumë shpejt rrugën e rrjetës”, tha fillimisht Çaço në prononcimin e tij.

tom

Sakaq, i pyetur për ecurinë e deritanishme dhe hapat fals në javët e para, kapiteni i Tomorit u shpreh: “Ishte një krizë që mund ta kalojë çdo kundërshtar. Tanimë jemi rikthyer më të fortë dhe çdokush nuk do ta ketë të lehtë. Këtë gjë e kemi treguar shumë qartë në dy ndeshjet e fundit dhe do të vazhdojmë me ritmin aktual”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën Ervis Çaço. Në sfidën e sotme pritet një dyndje e madhe tifozësh në mbështetje të skuadrës, në një takim shumë të rëndësishëm siç është ai ndaj Bylisit. Tifozët beratas shpresojnë shumë se skuadra do arrijë që të rivalizojë fort deri në fund të kampionatit për të zënë vendin e parë që i dërgon në elitë. Ndërkaq, gjatë të gjithë javës, trajneri Bledar Devolli ka punuar maksimalisht me lojtarët duke u dhënë udhëzime për sfidën e sotme. Tekniku gjirokastrit e njeh ekipin e Bylisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"