Tomori del hapur: Mundim Bylisin, Tirana të festojë ngjitjen në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 9:46

Tomori del hapur: Mundim Bylisin, Tirana të festojë ngjitjen në elitë

Gersi Arbri do të jetë i qetë për sa u për ket mungesave në prag të sfidës së sotme ndaj Bylisit. Lajme të mira janë marrë gjatë javës për lojtarët e ndëshkuar me kartonë, të cilët ishin të shumtë në ndeshjen ndaj Pogradecit. Bëhet fjalë për futbollistët e mëposhtëm si: Daci, Kopaçi, Koleci, Mirani, Hoxha, Drabo që do të jenë gati për ndeshjen e sotme.

tomori

Megjithatë, duhet theksuar se tre të fundit ishin të penalizuar nga klubi për mosimpenjim gjatë seancave stërvitore. Ndërkaq, e vetmja mungesë do të jetë sërish Aristotel Koleci, për të cilin është ndeshja e fundit që nuk aktivizohet për shkak të dënimit 5-javor që mori nga Komisioni i Disiplinës.

tirana tomori

MITRAJ – Sakaq, në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi 31-vjeçar Aldo Mitraj u shpreh i bindur për fitoren ndaj Bylisit. Ai tha se e vlerëson maksimalisht kundërshtarin, mirëpo fitorja do të shkojë në anën e Tomorit dhe këtë as e vë në dyshim. “Nuk e vë aspak në dyshim që fitorja do t’i shkojë Tomorit. Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ne jemi përgatitur fort gjatë javës dhe kemi marrë të gjitha udhëzimet dhe detyrat që, në rast se i zbatojmë me sukses, do të na çojë te fitorja.

Mitraj2

Bylisi mund të pretendojë gjithmonë se është rivali i vetëm i Tiranës, por mos të harrojë që Tomori është një emër i madh dhe sot do t’u japë njëherë e mirë fund dilemave për skuadrën që do të ngjitet në Kategorinë Superiore. Dimë të tregojmë vlerat që kemi dhe dimë të mos bëhemi palë me askënd. Nuk tolerojmë asnjë skuadër, qoftë ajo edhe Tirana e vendit të parë apo Pogradeci i vendit të pestë”, tha Mitraj në prononcimin e tij. Një fitore e Tomorit në sfidën e sotme me Bylisin do të mbyllte praktikisht garën për kreun, pasi bardheblutë do ta shihnin veten shtatë pikë më shumë se ballshiotët.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"