Tomori/ Debutim ndaj ish-ekipit, Dalipi: Ja si mundet Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 10:50

Tomori/ Debutim ndaj ish-ekipit, Dalipi: Ja si mundet Korabi

Interesimi është i lartë në Berat për takimin e parë të Tomorit. Pritet që skuadra e Klevis Dalipit të prezantohet denjësisht dhe ta nisë kampionatin me fitore. Në prag të ndeshjes me Korabin, për “Panorama Sport”, trajneri Klevis Dalipi u shpreh:

Tomori Dalipi

“E nisim kampionatin me një ndeshje shumë të rëndësishme, ndaj Korabit. Ndonëse kemi vetëm 3 javë përgatitje, si fillim synojmë të luajmë futboll të bukur dhe sa më të përqendruar në detyrat taktike.

Vetëm duke dhënë maksimumin do të kemi mundësi ta nisim me rezultat pozitiv. Fitorja është ajo që duam dhe kërkojmë të gjithë. Më vjen mirë që e nisim përpara tifozërisë beratase, e cila me siguri do të jetë lojtari ynë i 12-të me mbështetjen e saj. Debutimi im te Tomori vjen ndaj ish-skuadrës, Korabit.

Por jam trajner profesionist dhe i shërbej ekipit që drejtoj. Respektoj kundërshtarin në fushë dhe jashtë saj.

Besoj tek ekipi dhe dua të prezantohemi denjësisht përpara tifozërisë sonë, si dhe të zbatojnë me përpikëri udhëzimet që jua kam dhënë gjatë procesit stërvitor për këtë përballje”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"