Tomori braktis kampionatin: Refuzojmë maskaradën e FSHF-së dhe të arbitrave me kurdisje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2019 | 15:55

Tomori braktis kampionatin: Refuzojmë maskaradën e FSHF-së dhe të arbitrave me kurdisje

Komisioni i Dispilinës ka dënuar rëndë skuadrën e Tomorit, për incidentet që ndodhen në ndeshjen e fundjavës, kundër Apolonisë në Berat, për Kategorinë e Parë.

Apolonia-Tomori

Klubi u dënua me humbje të ndeshjes në tavolinë 0-3, dënimin e fushës me 4 ndeshje pa tifozë, në stadium asnjanës dhe me një gjobë 2 milionë lek. Gjithashtu është dënuar dhe trajneri e zëvendës trajneri.

Përmes një konference të publikuar në “Facebook”, klubi i Tomorit ka njoftuar braktisjen e kampionatit. Në këtë fjalë të mbajtur nga Alban Pambuku thuhet: “Kërkojmë të infomojmë se kjo është një maskaradë e FSHF-së dhe të arbitrave me kurdisje dhe kërkojmë të drejtën tonë asgjë më shumë”.

Gjithashtu klubi i Tomorit ka rrëfyer dhe raste të tjera që skuadra është diskriminuar vazhdimisht nga FSHF-ja.

Klubi i Tomorit ka vazhduar edhe dje me nxjerrjen e fakteve që kanë lidhje me ndeshjen e së dielës së kaluar mes skuadrës beratase dhe Apolonisë. Një sfidë që Komisioni i Disiplinës i dha fitoren 3-0 në tavolinë Tomorit. Faqja zyrtare e klubit në “Facebook”, ka publikuar dje faksimilen e një bashkëbisedimi mes një zyrtari të klubit dhe arbitrit kryesor të asaj ndeshje, Elidon Halo.

Bëhet fjalë për një rast ku beratasit pretendojnë për penallti dhe e kanë publikuar në faqen e tyre me video. Ndërsa, nga bashkëbisedimi duket se arbitri Halo ka gabuar duke mos akorduar 11- metërsh. Ja biseda e plotë mes zyrtarit të Tomorit dhe gjyqtarit kryesor.

Zyrtari i Tomorit: “Po, patjetër, si t’u duk rasti”

Gjyqtari Elidon: Halo “Jam shumë larg në fushë”

Zyrtari i Tomorit: “Po, ishte 11-metërsh?”

Gjyqtari Elidon Halo: “Tani që e shoh, kam opinion tjetër dhe atje hetzitova, nuk isha i bindur 100%”.

Zyrtari i Tomorit: “Dhe çfarë bëhet tani?”

Gjyqtari Elidon Halo: “Se dimë, e di komisioni. Kështu është kjo punë, edhe gabon”.

Zyrtari i Tomorit: “Po, po”.

Gjyqtari Elidon Halo: “Unë nuk kisha ndonjë arsye, më iku dhe kaq. Se unë e dhashë penalltinë në minutën e 90-të”.

52577871_2717118354972991_4969775016901083136_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"